Kryetari i qeverisë ruse në mbledhjen e zgjeruar të kabinetit të ministrave ditën e enjte vuri në dukje se në pesë vitet e ardhshme qeveria duhet të marrë vendime strategjike, ngandonjëherë madje të dhimbshme, dhe t'i transformojë sfidat në burime e mundësi të reja për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Dimitri Medvediev theksoi se risqet kryesore për Rusinë nuk janë me natyrë të jashtme, por të brendshme. Bëhet fjalë për reduktimin e pupullsisë të aftë për punë, klimën e investimeve të largët nga ajo ideale, ngadalësimin e ritmeve të rritjes së konsumit të brendshëm, domosdoshmërinë e zhvillimit të konsolidimit fiskal, njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".