0Filmi së shpejti do të dalë në kinematë në Moskë, Kazan, Ufa, në kryeqytetet evropiane dhe do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Itinerari i shfaqjes së premierave të filmit nuk është përcaktuar ashtu krejt rastësisht. Në Shën Petersburg Rudolf Nureyev u arsimua në shkollën e lartë të koreografisë dhe u bë solist i Teatrit Mariinski. Në Moskë i riu debutoi shkëlqyeshëm në konkursin e baletit, duke e bërë gjithë vendin të flasë me admirim të madh për të. Në kryeqytetin e Tartarstanit, Kazan, tartari etnik Rudolf Nureyev nderohet si përfaqësuesi më i famshëm në botë i kombit të vet. Ndërsa në Ufa, në kryeqytetin e Republikës së Bashkortostanit (ose Bashkiria), maestro kaloi fëmijërinë e tij. Prej andej ai u nis për të pushtuar botën - nëpërmjet Petersburgut në Evropë, ku u vendos në fillim të viteve 1960. Atje Nureyev e lidhi jetën e vet me Baletin Mbretëror të Londrës, kurse më pas me Teatrin Grand Opera të Parisit.

Në xhirimin e këtij filmi ka marrë pjesë balerini dhe koreografi i famshëm rus Andris Liepa - atij i është përcaktuar në të roli i tregimtarit. Në vitet ‘80 Andris Liepa balerin-solist ka punuar me Nureyev-in koreograf. Ja si e kujton ai atë periudhë:

- Unë jo thjesht e kam parë, por madje e kam kërcyer koreografinë e tij. Dhe mund të them se ajo është një nga koreografitë më të vështira që kam ekzekutuar ndonjëherë në jetën time, - në Grand Opera të Parisit në spektaklin “Liqeni i mjellmave” (angl. "Swan Lake") të vënë prej tij në skenë: kjo ishte një punë me të vërtetë unikale dhe mjaft interesante. Gjatë vënies së spektaklit në skenë ai ishte artist, piktor, kostumier dhe pedagog-trajner. Ai ishte një njeri i përkushtuar me mish e me shpirt artit dhe në jetën e tij nuk ekzistonin voglësira.

Gjatë promovimit të filmit “Demoni rebel" Andris Liepa theksoi si vijon:

- Unë u përpoqa të bind regjisorin e filmit të prekë sa më pak marrëdhëniet personale të Rudolfit dhe të fokusohet më tepër në veprimtarinë krijuese dhe biografinë e tij. Për mua kjo ishte çështje parimore.

0Drejtorja e filmit Tatiana Mallova ka kryer intervista të shumta me yjet e baletit, me miqtë dhe familjarët Rudolf Nureyev-it. Nga 50 orët e intervistave në fjalë në dy seritë e filmit dokumentar është përfshirë vetëm një pjesë e vogël. Dhe tani i gjithë ekipi i xhirimit ka në plan ta paraqesë gjithë këtë material të paçmuar në një serial të madh televiziv. Në realizimin e kësaj pune janë përfshirë tashmë producentë nga Franca dhe Britania e Madhe. Ka dhe një ide për realizimin e filmit artistik mbi Rudolf Nureyev: me xhirimin e tij do të merret regjisori rus Farid Davletshin. Por se kush do ta luajë rolin e artistit të madh të baletit, tani për tani mbetet një mister ...