Kryeministri britanik David Cameron ndërmorri sot një vizitë të papritur në kryeqytetin e Libisë.

Avioni i Kryetarit të qeverisë u ul në Tripoli, pasi Cameron u largua nga Algjeria. Në këtë republikë Kryeministri britanik diskutoi temën e luftës së përbashkët kundër terrorizmit në rajonin afrikan dhe nënshkroi marrëveshjen përkatëse për bashkëpunim.

Mbi qëllimet dhe kohëzgjatjen e vizitës së Cameron në Tripoli nuk ka ende asnjë informacion.