Sipas mendimit të shkencëtarëve të qytetit të Sverdllovskut (zona e Uraleve), ekzistenca e kozmonautikës si degë mund të jetë në rrezik zhdukjeje. Pas 30 vjetësh lëshimi i satelitëve në kozmos do të jetë i pamundur.

Fajtore për këtë janë mbeturinat kozmike - çdo muaj Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN) është i detyruar të kryejë disa manovra për të shmangur përplasjet me fragmentet e mbeturinave, konfirmojnë shkencëtarët.

Një nga projektet më fantastike për zgjidhjen e këtij problemi është lëshimi në orbitë i një rrjete të madhe që mund të mbrojë satelitët dhe Stacionin Kozmik Ndërkombëtar nga dëmtimet.