4 ushtarë të Mali-së humbën jetën në një makinë, e cila u hodh në erë si pasojë e shpërthimit të një mine në anë të rrugës në veri të Mali-së, deklaroi një burim në komandën ushtarake të vendit.

"Si pasojë e hedhjes në erë të makinës së patrullimit mbetën të vrarë 4 ushtarë, 5 të tjerë u plagosën", - tha burimi, duke sugjeruar se mina ishte vendosur nga rebelët islamikë.