Presidenti i Rusisë Vladimir Putin diskutoi në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Irakut Nouri al-Maliki çështjet e bashkëpunimit dypalësh të vendeve, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

"Palët shkëmbyen pikëpamjet e veta në lidhje me çështjet aktuale të zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh. U konfirmua, në veçanti, rëndësia e realizimit të marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së Kryeministrit Nouri al-Maliki në Rusi në tetor të vitit 2012", - thuhet në deklaratë.

0Në tetor Kryeministri iranian Nouri al-Maliki, gjatë vizitës së vet në Moskë, nënshkroi marrëveshjen në fushën e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me një paketë prej 4.2 miliardë dollarë.