Vendet e rajonit të Azi-Paqësorit kanë ndërmend të luftojnë bashkërisht kundër rrezikut kërcënues që vjen nga lëndet narkotike afgane. Me rezolutën përkatëse ranë dakord pjesëmarrësit e Forumit Parlamentar, i cili përfundon sot në Vladivostok, në ishullin Ruskij (russ. «Русский»), njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

U vu në dukje se problemi i lëndëve narkotike afgane, i cili tashmë shtrihet përtej kufijve të Afganistanit dhe Azisë Qendrore, mund të ezaurohet vetëm me përpjekje të bashkuara.

0Në Forumin në fjalë morrën pjesë delegacionet e më shumë se 30 vendeve.