Raketa koreanojugore me destinacion kozmik “KSLV-1”, faza e parë e së cilës është projektuar dhe konstruktuar nga Qendra ruse “Khrunichev”, do të tentojë edhe një herë startimin ditën e mërkurë nga kozmodromi Naro (Koreja e Jugut).

Komanda e ushtrisë së Koresë së Jugut dërgoi dy shkatërrues (destroyers) raketorë, të pajisur me komplekset e komandimit të armatimeve “Aegis”, në bregdetin jugor të vendit për të ndjekur fluturimin e raketës.

0“KSLV-1” duhet të kishte startuar që më 29 nëntor të vitit 2012, por lëshimi u anulua për shkak të problemeve të identifikuara.