Në Kajro po vazhdojnë përleshjet midis policisë dhe protestuesve, njofton ditën e mërkurë gazeta lokale "Al-masry Al-youm".

Ruajtësit e rendit qëllojnë mbi demonstruesit me saçme të vogla dhe vënë në përdorim gazin lotsjellës. Midis pjesëmarrësve të aksionit të protestës ka të lënduar. Numri i tyre nuk specifikohet.

Trazirat në Egjipt po vazhdojnë tashmë që prej shtatë ditësh. Sipas informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, viktima të tyre janë bërë të paktën 50 persona dhe më shumë se një mijë të tjerë janë plagosur.

0Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Mohammed Mursi dhe rrëzimin e pushtetit të "Vëllezërve Myslimanë".