Për në shkurt është planifikuar lëshimi i raketëmbajtëses “Zenit 3SL” (russ. «Зенит 3SL») me satelitin “Intelsat-27” nga kozmodromi lundrues në kuadër të realizimit të projektit "Sea Launch".

Në shkurt gjithashtu nga kozmodromi "Bajkonur" do të realizohen lëshimet e raketëmbajtëses “Sojuz” (russ. «Союз») me satelitë për kompletimin e grupit kozmik “Globalstar” dhe anijes transportuese kozmike “Progress M-18M” (russ. "Прогресс М-18М").

Në mars - lëshimi i raketëmbajtëses “Sojuz” me anijen e pilotuar kozmike  “Sojuz TMA -08M” (russ. "Союз ТМА-08М") dhe ekspeditën e re të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar dhe nxjerrja në orbitë e satelitit meksikan “SatMex-8” me raketëmbajtësen “Proton-M (russ. ”Протоне-М").

0Nxjerrja në orbitë e satelitëve të komunikimit “Anik G1” dhe “W3D” me raketëmbajtësen “Proton-M” nga kozmodromi "Bajkonur" planifikohet për në muajin prill.