Presidenti i kompanisë më të madhe ruse të naftës "Rosneft" Igor Seçin është i bindur në sigurinë e investimeve ruse në Venezuelë, pavarësisht sëmundjes së Presidentit Hugo Chavez.

"Ne nuk kemi asnjë dyshim që investimet tona janë të mbrojtura, që projektet tona do të zbatohen në afat të gjatë dhe se në to nuk do të ndikojnë rrethanat e jashtme", - u shpreh Igor Seçin për gazetarët.

0Më parë u njoftua se "Rosneft" synon të investojë në disa projekte në Venezuelë rreth 10 miliardë dollarë. Kompanitë ruse janë përfshirë në pesë projekte për nxjerrjen e naftës në Venezuelë.