Ministrat e mbrojtjes të Kazakistanit dhe Rusisë, respektivisht Adilbek Dzhaksybekov dhe Sergei Shoigu, gjatë bisedimeve në Astana nënshkruan marrëveshjen për krijimin e sistemit unik rajonal të mbrojtjes kundërajrore, njofton shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes të Kazakistanit.

0Sipas të dhënave të shërbimit për shtyp, ministrat diskutuan gjithashtu çështjet e partneritetit dypalësh tekniko-ushtarak, disa aspekte të funksionimit të poligonëve të testimeve të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në Kazakistan si dhe bashkëpunimin në sferën e arsimit ushtarak - aktualisht në akademitë ushtarake ruse studiojnë më shumë se 600 ushtarakë nga Kazakistani.