0Në "OPEC-un e çajit" (angl. International Tea Producers Forum, ITPF) u bashkuan gjashtë shtete që prodhojnë më shumë se gjysmën e vëllimeve botërore të gjetheve të çajit - India, Kenia, Sri Lanka, Indonezia, Ruanda dhe Republika Malavi. E kryesoi bllokun në fjalë India, ndërsa selia e tij u vendos të krijohet në kryeqytetin e Sri Lankës - Kolombo. Pjesëmarrësit e kësaj organizate të re deklaruan se produkti i tyre në tregun ndërkombëtar është nënvlerësuar dhe se duhet të ngrihet kostoja e tij.

Se si do të reagojnë ndaj këtyre deklaratave Kina, Turqia, Vjetnami dhe Irani, që prodhojnë gjysmën e tjetër të vëllimit të çajit në botë, është ende e paqartë. Por sfida tashmë iu bë atyre dhe ka shumë mundësi që vendet e sipërpërmendura të vendosin për tu bashkuar në një front unik çaji. Duhet thënë se deri më tani në industrinë e çajit pozita kryesuese ka patur Kina, e cila eksporton çdo vit në tregje, sipas të dhënave të Organizatës së Kombevetë BashkuarapërUshqimin dhe Bujqësinë (FAO), gati një gjysmë milion ton çaj. India është renditur tradicionalisht në vendin e dytë, duke prodhuar rreth 990.000 ton çaj. Duket fare qartë se krijimin e kartelit të çajit e ka iniciuar India me qëllim që të spostojë Kinën nga pozita kryesuese dhe të përpiqet në të njëjtën kohë të marrë nën kontroll rritjen e çmimeve për këtë produkt.

Pavarësisht nga përpjekjet e një sërë vendeve për të riformatuar tregun e çajit dhe për të rritur koston e tij, nuk ka gjasa që deficiti artificial të kërcënojë planetin, mendon ekspertja e pavarur e Agjencisë analitike "Investkafe" Lilia Brujeva:

- Vëllimi i mjeteve financiare në këtë treg nuk është aq i lartë sa, të themi, në tregun e naftës. Rrjedhimisht, krijimi i "OPEC-ut të çajit" do të jetë një sipërmarrje e paarsyeshme dhe jashtëzakonisht e shtrenjtë. Gjithashtu, çmimi i çajit varet nga të korrat në një vit të caktuar, gjë kjo që e bën rregullimin artificial të tij mjaft të vështirë. Por nëse çmimet e çajit do të rriten artificialisht megjithatë, atëhere në radhë të parë në treg do të vijnë vende të tjera prodhuese që e bëjnë pijen e çajit nga një lëndë e parë me e lirë. Do të fitojnë gjithashtu popullaritet pije të tjera të tilla si kafeja, pijet me barëra të ndryshme që përdoren në formë çaji e kështu me radhë.

0Rusia blen çaj në mbarë botën dhe rreth 85 për qind e kësaj pije që shitet në vend paketohet në fabrikat ruse. Domethënë Rusia nuk varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga asnjë prodhues, pasi rezervat e konsiderueshme të lëndëve të para të akumuluara tashmë në vend i lejojnë fabrikat e çajit për të manovruar. Në rast të ndryshimit të çmimeve në disa ankande shpërndarësit ruse kanë mundësi për tu zhvendosur të sigurtë në platforma të tjera, duke parandaluar me këtë luhatjet e ndjeshme të çmimeve. Një situatë e ngjashme është krijuar edhe në Evropë, ku pjesa më e madhe e çajit që konsumohet paketohet në fabrikat lokale.