Në aeroportin "Sheremetievo" të Moskës u arrestua një korrier droge nga Amerika Latine i veshur me petkun e priftit katolik. Doli se ai ishte qytetari i Kolumbisë Fabio Ricardo Rodriguez, prifti i një prej famullive të Bogota. Ai u përpoq të kontrabandonte 1.5 kilogramë kokainë në stomak. Dhe rreth 200 gram u gjetën në bagazhin e tij.

0Në Shërbimin Federal të Rusisë për ushtrimin e kontrollit ndaj qarkullimit të lëndëve narkotike deklaruan se organizatorët e trafikut të drogës nuk ndalen as përparave marifeteve më të papastra e më të pamëshirshme, duke tërhequr në biznesin e tyre kriminal përfaqësues të profesioneve mjaft të respektuara.