Shkencëtarët rusë arritën në përfundimin se perimet e rritura në bordin e Stacionit Kozmik Ndërkmbëtar (SKN) janë të parrezikshme për shëndetin e astronautëve.

Për disa vite me radhë ekspertët kanë realizuar një eksperiment që kishte për qëllim studimin e vetive të bimëve "orbitale", duke përfshirë edhe lakrën japoneze të sallatës të llojit "Mizuna".

Mostrat e perimeve të rritura në SKN u sollën në Tokë. Gjatë studimit të tyre u bë e qartë se në të gjitha drejtimet, përfshirë këtu edhe ato mikrobiologjike, perimet janë plotësisht të sigurta.

0Rezultatet e eksperimentit do të përdoren për krijimin e anijes kozmike serrë për fluturimet e pilotuara afatgjata.