Mikroorganizmat që jetojnë në bordin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), në përgjithësi, nuk kërcënojnë sigurinë e tij, deklaroi një ekspert i Institutit të problemeve mjekësore dhe biologjike të Akademisë së Shkencave të Rusisë.

Më parë, në një sërë mediash u dukën njoftimet se mikrobet do të shkatërrojnë materialet prej të cilave përbëhet SKN-ja.

0"Kolonitë e mikrobeve në stacion po rriten, por ato nuk ushqehen me kurrëfarë metali, ato sekretojnë substanca që veprojnë në sipërfaqe të ndryshme, gjë kjo që mund të shkaktojë qarqe të shkurtër elektrike, vënien e pakontrolluar në funksionim të sensorëve. Por ekuipazhet e SKN-së po luftojnë kundër kësaj dukurie, duke i përpunuar sipërfaqet me lëndë baktericide", - shpjegoi shkencëtari.