Raketa koreanojugore me destinacion kozmik “KSLV-I”, faza e parë e të cilës është projektuar dhe ndërtuar nga Qendra ruse “Khrunichev”, nxorri me sukses në orbitë mikrosatelitin “STSAT-2C”.

Starti u realizua nga kozmodromi Naro, i cili gjithashtu është ndërtuar me ndihmën e specialistëve rusë.

0Në këtë mënyrë, Republika e Koresë u bë vendi i 13-të në botë, i cili lëshoi një satelit nga territori i vet. Deri më sot Seuli ka nxjerrë në hapësirë rreth 10 satelitë, por të gjitha lëshimet janë realizuar nga territore të huaja dhe me përdorimin e raketëmbajtëseve të huaja.