Në konferencën, e cila u hap më 30 janar në qytetin japonez Shizouka, marrin pjesë rreth 70 zyrtarë dhe ekspertë nga 16 vende të botës.

Përveç çështjeve të çarmatimit bërthamor, pjesëmarrësit e konferencës do të diskutojnë edhe mënyrat e përdorimit të sigurt të energjisë bërthamore dhe parandalimin e katastrofave në elektrostacionet atomike.

Konferencën e hapi Përfaqësuesja e Lartë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjet e çarmatimit Angela Kane, e cila ndër të tjera deklaroi mbi nevojën e krijimit në Lindjen e Mesme të një zone të lirë nga arma bërthamore.

0Konferenca do të zgjasë 3 ditë.