Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi t’i transferohen 400 milionë dollarë Autonomisë Palestineze. Disbursimi i parave, të siguruara nga taksat donagore dhe derdhjet e detyrimeve tatimore, do të jetë e përnjëhershme, njoftoi një burim në Zyrën e Informacionit të Kryetarit të qeverisë.

Burimi theksoi gjithashtu se ky është një hap i vetëm, i kushtëzuar nga situata tejet e rëndë financiare aktuale e Autonomisë Palestineze.

0Në nëntor të vitit të kaluar, pas ngritjes së statusit të Palestinës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Izraeli njoftoi mbi pezullimin e transferimit të mjeteve financiare palestinezëve.