Grupi evropian aktualisht po diskuton me Moskën mundësinë e pjesëmarrjes së Rusisë në programin e dhënies së ndihmës për Qipron, njoftoi Ministri i Financave i Republikës së Qipros, Vassos Shiarly. Bëhet fjalë për format e pjesëmarrjes dhe vëllimin e mjeteve, të cilat Moska do të mund të japë për përgatitjen e paketës.

0Disa orë më parë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, diskutoi në një bisedë telefonike me Presidentin e Qipros, Demetris Christofias, çështjet e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik të dy vendeve, duke përfshirë këtu edhe ndërveprimin në fushën financiare.