"Unë jam i gatshëm në çdo moment për t'u kthyer në detyrën e kapitenit", - deklaroi kapiteni i anijes së fundosur "Costa Concordia" para fillimit të seancës gjyqësore në bazë të padisë së ngritur nga vetë ai kundër kompanisë pronare të anijes "Costa Crociere" në lidhje me paligjshmërinë e pushimit të tij nga puna pas katastrofës.

Më parë ekspertë të pavarur arritën në përfundimin se Francesco Schettino "nuk është në gjendje të veprojë në situata kritike dhe nuk është njeri i përshtatshëm për detyrën e kapitenit".

0Francesco Schettino është i akuzuari kryesor në çështjen e fundosjes së "Costa Concordia", e cila më 13 janar të vitit 2012 u përplas me shkëmbinjtë nënujorë në ujërat e Detit Tirren. Si rezultat i kësaj katastrofe humbën jetën 32 persona.