Forcat Ushtarake Detare (FUD) të Kinës dërguan tre anije për manovra në Detin e Verdhë, në Detin e Kinës Jugore dhe në Detin e Kinës Lindore, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të vendit.

"Anijet do të praktikojnë më shumë se 20 lloje manovrash, duke përfshirë këtu edhe situatën e konfrontimit ushtarako-detar, stërvitjet ushtarake larg brigjeve, mbrojtjen e së drejtës detare", - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

0Ndërkohë, mediat perëndimore vënë në dukje se stërvitjet e FUD të Kinës do të zhvillohen pranë territoreve të diskutueshme me Japoninë dhe disa vende të Azisë Jugore.