Shkarko audiofailin

U njoftua mbi fillimin e një vizite pune në Moskë të Kryeministrit hungarez Viktor Orbán. Çfarë mund të pritet nga vizita e Kreut hungarez të kabinetit të ministrave, të cilin në Bruksel e cilësojnë si një partner tejet të papërshtatshëm dhe madje të padëshirueshëm?

Me këtë pyetje ne iu drejtuam Shefes së Departamentit të Studimeve Evropiane të Institutit të Evropës të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Doktores së Shkencave Historike, Ljubov Shishelina:

- Për Rusinë Viktor Orbán nuk është aspak një partner i vështirë. Gjatë kohës së drejtimit të tij në marrëdhëniet mes Moskës dhe Budapestit evidentohen shumë më pak probleme se sa midis Budapestit dhe Brukselit. Hungaria, si pjesë përbërëse e BE-së, është e detyruar t’i nënshtrohet respektimit të kërkesave evropiane. Ndërsa me ne ajo ka krijuar marrëdhënie të lirshme, pragmatike. Ky do të jetë takimi i tretë mes Viktor Orbán me Vladimir Putinit. Kjo vizitë, ka shumë gjasa, të zhvillohet në përputhje me politikën e re hungareze, të cilën kabineti i Orbán e ka përcaktuar si "Hapje në drejtim të Lindjes". Mund të thuhet me siguri të plotë se aktualisht vendi ynë përfshihet ndër partnerët e huaj politikë prioritarë të Hungarisë. Qarkullimi tregtar ruso-hungarez në dy vitet e fundit po vjen duke fituar vrull dhe aktualisht përbën 12 miliardë $. Në bashkëpunim është ingranuar gjysma e rajoneve të Federatës Ruse. Ne i blejmë hungarezëve automjete, makineri, pajisje, prodhime farmaceutike dhe produkte bujqësore. Ndërsa u shesim atyre kryesisht karburant dhe lëndë të para, sigurojmë deri në 65 për qind të nevojave të ekonomisë hungareze për gaz. Në qendër të vemendjes tani janë dy projekte të mëdha energjetike. Sigurisht, kjo është pjesëmarrja e Hungarisë në ndërtimin e tubacionit të gazit “South Stream” ("Rryma Jugore"). Është marrë vendimi përfundimtar pozitiv përkatësisht investimeve në lidhje me ndërtimin e 229 kilometrave të seksionit hungarez të tubacionit të gazit. Detajet me siguri do të diskutohen në bisedimet e Viktor Orbán dhe Vladimir Putinit në Kremlin. Po ashtu si dhe zgjatja e kontratës për furnizimin e gazit rus në Hungari, meqenëse ajo skadon në vitin 2015. Kurse projekti i dytë i rëndësishëm është përfundimi i ndërtimit të dy reaktorëve të centralit bërthamor "Paksh". Rusia shpreson të fitojë tenderin për këtë, gjë që do të ishte mëse e logjikshme. Pasi ne e kemi ndërtuar këtë central, kemi rikonstruktuar reaktorin e saj të 2-të. Ndërmarrjet hungareze janë të njohura me teknologjinë bërthamore ruse. Korporatës Shtetërore për Energjinë Atomike të Rusisë - "Rosatom" - i leverdis fakti që qeveria e Orbán këmbëngul për lokalizimin (domethënë prodhimin në vend) të 30 për qind të pajisjeve gjatë realizimit të kësaj porosie.
Sigurisht, jo gjithçka është rozë në marrëdhëniet ruso-hungareze. Në veçanti, ka paqartësi e probleme në lidhje me çmimet e gazit. Ekzistojnë edhe disa çështje humanitare që kanë të bëjnë me aspektet e ndërlikuara historike në marrëdhëniet tona të ndërsjellta në shekullin e XX-të ... "Por ne nuk hyjmë në BE, thotë Ljubov Shishelina. Ne nuk ushtrojmë presion mbi Hungarinë. Ne thjesht i propozojmë asaj që t’u vërë veshin argumenteve tona. Dhe kjo doli se është një politikë efikase".