SHBA-të planifikojnë të dërgojnë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar në vitin 2014 një pajisje shkencore, me ndihmën e të cilës shkencëtarët presin të realizojnë parashikime më të sakta të motit, të paralajmërojnë lindjen e uraganeve dhe të parashikojnë ndryshimin e klimës në planet.

0Pajisja quhet skaterometër (angl. scatterometer) ose reflektometër radar (angl. reflectometer radar). Ai përbën në vetvete një radar me mikrovalë, që përcakton shpejt dhe me saktësi drejtimin dhe shpejtësinë e erës në të ashtuquajturën shtresë sipërfaqësore mbi dete dhe oqeane.