Në pjesën lindore të Detit Mesdhe përfunduan stërvitjet në shkallë të gjerë të grupit të bashkuar të Flotës Ushtarake Detare (FUD) të Rusisë me pjesëmarrjen e Flotës së Balltikut, asaj Veriore dhe Flotës së Detit të Zi.

Pas përfundimit të manovrave ushtarake grupi i FUD u nda në disa njësi. Për t’u furnizuar me ujë dhe karburant anijet do të realizojnë një hyrje për punë biznesi në portin Limassol të Qipros.

0Gjatë stërvitjeve anija kryesuese e Flotës së Detit të Zi, kryqëzori raketor "Moska" (russ. «Москва»), si dhe anijet e tjera bënë qitje me raketa dhe armë artilerike mbi objektivat konvencionale detare dhe ajrore.