Turqia përfundoi testimet e pranimit për shfrytëzim të avionit të ri pa pilot “Anka”, me zhvillimin e të cilit kompania turke “Turkish Aerospace Industries” (TAI) është marrë që nga fundi i vitit 2009. Sipas një njoftimi për shtyp të TAI, testimet finale u kryen më 20-22 janar të vitit 2013.

Aktualisht kompania turke është duke zhvilluar bisedime me Sekretariatin e industrisë ushtarake për nënshkrimin e një kontratë për prodhimin serik të avionëve pa pilot.