Shpërthimi që ndodhi të martën në Mogadishu, në afërsi të zyrës së Kryeministrit të Somalisë, çoi në vdekjen e gjashtë personave, njoftuan përfaqësuesit lokalë të ushtrisë.

Përveç kësaj u plagosën edhe disa persona të tjerë .

Sipas të dhënave paraprake, bomba u detonua nga një terrorist-kamikaze. Asnjë prej grupeve terroriste që veprojnë në vend nuk e ka marrë ende mbi vete përgjegjësinë për shpërthimin në fjalë.