Specialistët e Qendrës Shtetërore të Raketave, e cila mban emrin e akademikut Makejev, planifikojnë përdorimin e raketave balistike ndërkontinentale për dërgimin e aparateve shkatërrues në trupat kozmikë që përbëjnë rrezik kërcënues për Tokën.

Për zgjidhjen e problemit të shkatërrimit të asteroidit apo largimin e tij në një distancë të parrezikshme nga Toka, ekspertët rusë sugjerojnë përdorimin e një aparati kozmik me emrin konvencional "Gracka" (russ. «Капкан»), ndërsa për studimin e strukturës dhe karakteristikave të materialit të asteroid - një aparat të veçantë zbulues.