Manjati i medias Rupert Murdoch i kërkoi ndjesë hebrenjve për një karikaturë që u publikua kohët e fundit në një nga botimet e tij, në gazetën Sunday Times. Ai kërkoi të falur pasi përfaqësuesit e komunitetit hebre në Britaninë e Madhe shprehën indinjatën e tyre të thellë.

Në karikaturë është ilustruar Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili stukon me një përzierje të përgjakshme çimentoje një mur të përbërë prej trupave të banorëve të Palestinës .

Nënshkrimi i karikaturës tingëllon si vijon: "Zgjedhjet izraelite. A do të vazhdojë vallë paqja e vulosur me çimento?". Gazeta vendosi ta publikojë karikaturën në Ditën përkujtimore të viktimave të Holokaustit.