0Vlera e marrëveshjes së lidhur nuk është bërë publike, por, sipas mendimit të ekspertëve, koleksioni i punëve në të cilin janë përfshirë veprat kryesore të penelit të piktorit Ilia Kabakov të periudhës së para largimit të tij nga Rusia, mund të kushtojë rreth 60 milionë $.

Ilia Kabakov, i cili aktualisht jeton në New York, ka qenë një nga themeluesit e shkollës së pikturës konceptuale të Moskës, madje mund të themi se emri i tij është një ndër më kryesorët në historinë e artit kontemporan rus. Punët e tij janë përfaqësuar në muzeumet më të mëdha të Rusisë, Evropës dhe SHBA-së.

Pas asaj, kur në vitit 2008 në Shtëpinë e Ankandit Phillips de Pury & Co piktura e Ilia Kabakov “Brumbulli” (russ. «Жук»; angl."Beetle") është shitur për 5.8 milionë $, artisti u bë i njohur si piktori më i shtrenjtë bashkëkohor rus. Gjatë gjithë këtyre viteve të fundit ky rekord nuk është arritur të thyhet dot.

Në koleksionin e blerë nga Roman Abramoviç janë përfshirë rreth 40 piktura (disa prej të cilave, sipas mendimit të kritikëve, pa kurrfarë mëdyshje mund të konkurrojnë me “Brumbulli-n” ("Beetle") rekord, si dhe instalime dhe albume të hershme të Ilia Kabakov. Shumica e veprave është krijuar prej artistit para largimit të tij nga Rusia, domethënë i përkasin periudhës më të vlefshme, më të vyer të krijimtarisë së tij.

Pronari i mëparshëm i këtij ishte koleksionisti amerikan John L. Stewart, i cili i ka mbledhur për dekada të tëra veprat e Ilia Kabakov. As ai vetë dhe as përfaqësuesit e Roman Abramoviçit tani për tani nuk e komentojnë marrëveshjen e lidhur.

Nga pikëpamja e ekspertëve, ky koleksion është me të vërtetë i paçmuar. Siç vuri në dukje Drejtorja Ekzekutive e Fondacionit bamirës Kolodzei Art Foundation për promovimin e artit bashkëkohor në Rusi dhe në vendet e ish-Bashkimin Sovjetik, me seli në SHBA, Natalia Kolodzei, "ky është një nga koleksionet më të mëdha të Ilia Kabakov në botë". Përveç kësaj, ajo është mëse e bindur se në aspektin e rëndësisë, vlerës së vet historiko-artistike koleksioni është i pashembullt.

Dihet tashmë se John L. Stewart gjatë viteve të fundit ka qenë në kërkim të ndonjë blerësi të koleksionit të vet me të vërtetë unikal. Çmimi i kërkuar prej tij luhatej nga 30-60 milionë $, në varësi të situatës në tregun botëror të veprave të artit.

0Një marrëveshje e tillë është unike: për herë të parë koleksioni i një piktori të mirënjohur bashkëkohor shitet në këtë mënyrë. Sipas parashikimeve të ekspertëve, një transaksion i tillë do të ndikojë pozitivisht në dinamikën e çmimeve jo vetëm të punëve të Ilia Kabakov, por edhe në gjendjen e tregut rus të artit kontemporan në përgjithësi.