Presidenti i Egjiptit, Mohammed Mursi, ra dakord për krijimin e një komisioni të posaçëm për evidentimin e mosmarrëveshjeve ekzistuese midis qeverisë dhe opozitës në lidhje me kushtetutën e vendit, të cilat më pas do t’i paraqiten për shqyrtim parlamentit të ri egjiptian.

Për të katërtën ditë me radhë në qytetet egjiptiane nuk po rreshtin përleshjet midis protestuesve dhe forcave të rendit, të cilat kanë marrë nën mbrojtje të përforcuar institucionet qeveritare dhe stacionet e policisë. Trazirat filluan ditën e premte, në përvjetorin e dytë të revolucionit egjiptian të 25 janarit.