Smogu toksik mbuloi kryeqytetin dhe rajonet lindore të Kinës, autoritetet njoftuan nivelin "e verdhë" të rritur të kërcënimit dhe u rekomandojnë njerëzve të mos dalin nga shtëpia. Janë anuluar dhjetra fluturime dhe janë mbyllur autostradat.

Që nga fillimi i janarit të vitit 2013 shenjat e katastrofës së afërt ekologjike në Pekin fiksohen për herë të katërt. Ndotja më e lartë e ajrit u vërejt më 13 janar.

Që nga fillimi i janarit, sipas vlerësimeve të mjekëve, është rritur ndjeshëm numri i pacientëve me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, spitalet e fëmijëve në Pekin janë plot.