Komisionerja e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay i bëri thirrje Presidentit të Egjiptit, Mohammed Mursi, të ndalojë përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve të opozitës. Sipas fjalëve të saj, "çdo rast i tillë përkeqëson situatën edhe pa këtë fort të paqëndrueshme në vend". Navi Pillay u kërkoi të gjitha palëve të konflitit në Egjipt të fillojnë menjëherë një dialog serioz.

Në fund të javës së kaluar në përleshjet me policinë në një sërë qytetesh egjiptiane, përfshirë këtu Kajron dhe Port Said, u vranë më shumë se 50 persona. Pavarësisht veprimit të gjendjes së jashtëzakonshme mijëra njerëz dolën sërish ditën e martë në rrugët e qyteteve të Suezit, Port Said dhe Ismailia.