9 persona kanë humbur jetën ditët e fundit në Rusi për shkak të ngricave të forta, i njoftoi Agjencisë ruse të lajmeve Interfax një burim nga lëmi i mjekësisë.

"Që nga fillimi i të ftohtit të madh, për shkak të ngricave dhe hipotermisë, në rajonet ruse kanë humbur jetën 223 persona", - i tha bashkëbiseduesi Agjencisë. "Nga morthi u prekën 4900 persona, duke përfshirë edhe 215 fëmijë".

"Për më shumë se 2.600 të prekur nga i ftohti i madh, duke përfshirë dhe 95 fëmijë, qe i nevojshëm hospitalizimi", - i tha bashkëbiseduesi Agjencisë.