Ushtarakët koreanojugorë njoftuan ditën e martë mbi krijimin e një njësie të reagimit të shpejtë, qëllimi i së cilës do të jetë monitorimi i përgatitjes së Koresë së Veriut për zhvillimin e testimit të radhës të armës bërthamore.

Ky grup u krijua me iniciativën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Koresë së Jugut. Ai do të analizojë të gjitha të dhënat e përftuara nga burime të ndryshme mbi testimet bërthamore të Koresë së Veriut.

"Ne supozojmë se Koreja e Veriut pothuajse ka përfunduar përgatitjet për testimin e armës bërthamore", - vuri në dukje përfaqësuesi i ministrisë. Për këtë arsye në Seul mendojnë se testimi mund të zhvillohet nga momenti në moment.