Në shtetin amerikan të Teksasit ditën e martë do të ekzekutohet një grua e dënuar me vdekje për herë të parë që nga viti 2010 në SHBA, njoftojnë mediat lokale.

Fjalë bëhet për 51-vjeçaren Kimberly McCarty, e cila në vitin 2002 u dënua me vdekje për vrasjen e një gruaje të moshuar.

Kimberly McCarty do të bëhet gruaja e katërt që nga viti 1976, së cilës në Teksas i është dhënë dënimi me vdekje. Gjithsej gjatë kësaj periudhe në Teksas janë ekzekutuar me vdekje 493 persona, vënë në dukje mediat amerikane.