Muzikantët e grupit "Gurizada Fandangueira", të cilët në bazë të dëshmive të të pranishmëve shkaktuan shpërthimin e zjarrit në një klub nate në jug të Brazilit si pasojë e përdorimit të piroteknikës, deklaruan se e pranojnë fajësinë e tyre dhe nuk i shmangen përgjegjësisë.

Zjarri në klubin e natës “Kiss” në qytetin e Santa Maria ra natën në të gdhirë të së dielës gjatë koncertit, i cili u ndoq nga të paktën 1.000 persona, kryesisht studentë të universitetit lokal. Si pasojë e shpërthimit të zjarrit humbën jetën 231 persona, gjendja shëndetësore e 75 personave të tjerë vlerësohet si jashtëzakonisht e rëndë.