Gjykata Penale e Kajros ditën e martë miratoi dënimin me vdekje në mungesë për shtatë të krishterë egjiptianë, të cilët kanë marrë pjesë në xhirimin e filmit shumë të diskutueshëm skandaloz "Pafajësia e Myslimanëve".

Të pandehurit u dënuan me vdekje që në nëntor të vitit 2012. Megjithatë, në bazë të kushtetutës egjiptiane, të gjitha dënimet me vdekje të shpallura nga gjykatat duhet të miratohen prej myftiut suprem të Egjiptit. Vetëm pas kësaj gjykatës penale iu dha mundësia të merret me rishqyrtimin e çështjes në fjalë.