Forcat e armatosura të Jemenit bllokuan një dërgesë të madhe armësh kontrabandë, duke përfshirë raketa "tokë-ajër", granatahedhëse, granata reaktive dhe eksploziv, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Jemenit në Uashington.

Zyrtarët amerikanë dyshojnë se ngarkesa me armë është dërguar nga Irani dhe ishte e destinuar për militantët e Jemenit.

Zyrtarët iranianë ende nuk e kanë komentuar lajmin për bllokimin e ngarkesës me armë.