Roja bregdetare e Japonisë vendosi të krijojë një njësi speciale, në të cilën do të përfshihen 10 anije të reja patrullimi për të forcuar kontrollin mbi ishujt e diskutueshëm Senkaku (Diaoyu) në Detin e Kinës Lindore, njoftojnë mediat elektronike lokale.

Njësia e re ushtarake, në të cilën do të shërbejnë më shumë se 600 persona, do të formohet përfundimisht pas tre vitesh. Anijet patrulluese do të bazohen në ishullin Ishigaki 175 km në juglindje të ishujve Senkaku.