Kompania “Toyota” në vitin 2012 u bë përsësri prodhuesi më i madh i makinave në botë.

Gjatë vitit të kaluar u shitën 9.75 milionë automjete “Toyota”, shumë kjo e cila është 22% më e lartë se ajo e vitit 2011. Prodhimi i “Toyota” në vitin 2011 u dëmtua rëndë nga fatkeqësitë natyrore në Japoni dhe Tajlandë, ku ndodhen fabrikat e kompanisë për montimin e makinave dhe prodhimin e komponentëve plotësuesë.

Prodhuesi më i madh i makinave në vitin 2011 u shpall kompania amerikane “General Motors”.