Islamistët po planifikojnë rrëmbimin e shtetasve gjermanë dhe britanikë në Libi. Kjo është njoftuar nga revista Spiegel, duke cituar burimet e veta në Shërbimin Federal Informativ Gjerman (Bundesnachrictendienst - BND).

Sipas njoftimit rrëmbimi po planifikohet nga të njëjtit persoan, të cilët morrën peng disa qindra njerëz në vendburimin e gazit në Algjeri. Militantët pas sulmit u larguan në Libi, për të vazhduar atje sulmet terroriste.

Javën e kaluar Ministria e Jashtme gjermane bëri një paralajmërim për rreziqet e udhëtimeve në Libi. Paralajmërimet për shtetasit e tyre i kanë publikuar edhe Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, Holanda dhe Franca. Autoritetet libiane i kanë quajtur paralajmërimet e Perëndimit të pabaza.