Fotografitë, e bëra nga një satelit amerikan, dëshmojnë për përgatitjen në lidhje me një testim të ardhshëm në poligonin bërthamor të Koresë së Veriut. Ekspertët, duke u bazuar tek analiza e fotografive të marra, arritën në përfundimin se Pheniani do të jetë gati për një shpërthim të tretë nëntokësor bërthamor për disa javë.

0Këto rezultate konfirmohen tërthorazi nga deklaratat kërcënuese në adresë të komunitetit ndërkombëtar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë bërë ditët e fundit nga udhëheqësit e Koresë së Veriut.