Një anije naftëmbajtëse që transportonte 300 mijë litra naftë të papërpunuar u përplas me një urë hekurudhore mbi lumin Misisipi në qytetin e Vicksburg dhe si pasojë pati derdhje të naftës.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Rojes bregdetare të SHBA-ve, Ryan Gomes, nafta rrjedh nga njëri ose nga dy kontenjerë të anijes së dëmtuar.

Si rezultat i incidentit është dëmtuar gjithashtu edhe një tjetër anije naftëmbajtëse, por nuk është e qartë nëse ajo është pëplasur me urën apo naftëmbajtësen e parë.