Dy personat e ndodhur në bordin e avionit të rrëzuar në lumin Hudson, u shpëtuan dhe u dërguan në spital.

Aeroplani i lehtë me një motor “Piper PA-32” u rrëzua në lumë pranë rajonit “George Washington Bridge”. Një burrë dhe një grua që ndodheshin në aeroplan, arritën të dalin nga makina para se ajo të mbytej. Ata kishin të veshur jelekët e shpëtimit. Ata nuk kanë marrë asnjë lëndim të rëndë, por kanë pësuar hipotermi.

0Në vitin 2009 piloti i avionit “Airbus A-320” arriti të bëjë një ulje të suksesshme në ujrat e lumit Hudson: atëherë në bord ndodheshin 155 persona.