Nga data 6 deri 10 shkurt në Bangalore do të zhvillohet ekspozita e 9-të ndërkombëtare e aviacionit "Aero India 2013". Në ekspozitë do të marrin pjesë prodhuesit kryesorë të aeroplanëve ushtarakë dhe civilë nga 27 vende.

Në kuadër të ekspozitës së aviacionit priten demonstrime të grupeve të pilotazhit nga Rusia, Republika Çeke dhe India. Rusia përfaqësohet nga grupi i njohur "Kreshnikët rusë" me avionët Su-27. E veçanta e këtij grupi është se ai është i vetmi ekip pilotazhi në botë, i cili është në gjendje të kryejë pilotazh të lartë në grup me avionët e klasit "gjuajtës i rëndë" dhe për më tepër avionët e tyre janë prodhim të një serie.