Presidenti i Egjiptit Mohammed Mursi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetet Port Said, Suez dhe Ismailia, pas trazirave që zgjatën disa ditë dhe shkaktuan shumë viktima.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë, gjatë së cilës nga ora 21:00 sipas kohës lokale do të veprojë shtetrrethimi.

0Më herët u njoftua se ditën e dielë të paktën tre persona u vranë dhe 400 të tjerë u plagosën në Port Said gjatë trazirave të reja. Përleshjet ndodhën kur turma po transportonte arkivolet me trupat e të vrarëve në përleshjet e ditës së shtunë ndërmjet demonstruesve dhe forcave të sigurisë.