Koalicioni opozitar egjiptian më me ndikim - Fronti i Shpëtimit Kombëtar - refuzoi propozimin e Presidentit Mohammed Mursi për fillimin e një dialogu, deklaroi të hënën një nga liderët e lëvizjes, Mohammed ElBaradei.

Ai përmendi kushtet që opozita parashtron për fillimin e një dialogu të tillë. Presidenti duhet të formojë një qeveri koalicioni të pajtimit kombëtar dhe të krijojë një komision për ndryshimin e kushtetutës së re islamike.

Të dielën Presidenti Mursi u bëri thirrje të gjitha forcave politike të vendit, duke u kërkuar atyre që të marrin pjesë në dialogun për "arritjen e stabilitetit dhe sigurisë''.