Shtetasi francez, i cili punonte si shefi i një kompanie konsulente në fushën e turizmit RM Consultants Russia, u vra në Moskë, njoftoi një burim nga kompania.

"Regis Morvan është vrarë me të vërtetë. Në zyrë tani është duke punuar policia", - tha një punonjës i kompanisë. Ai nuk zbuloi detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Morvan ishte gjithashtu edhe përfaqësuesi për turizmin në Rusi i qytetit të Jeruzalemit, si dhe i një sërë hotelesh nga ishujt Maldive. Ngjarja akoma nuk është komentuar nga organet e zbatimit të ligjit.