Në një plazh në Australi humbi jetën një familje balenash xhuxhe. Kafshët - nënë e bir - u gjetën në rërë në New South Wales të dielën. Sipas fjalëve të ekspertëve, balenat xhuxhe nuk kishin asnjë shans për të mbijetuar, pasi ata ishin të dy shumë të dobët. Gjitarët detarë mund të kishin dalë në breg për shkak të një stuhie të fortë, të shkaktuar nga një ciklon tropikal.

Balenat xhuxhe janë balena mjaft të vogla. Ato arrijnë një gjatësi prej rreth 2 ose 3 metrash dhe peshonjnë 300-400 kg. Ato jetojnë në zonat tropikale dhe subtropikale. Balenat xhuxhe përpiqen të qëndrojnë larg nga bregu dhe për pasojë vërehen rrallë.